Partia Demokratike e cilëson kryeministrin Edi Rama “rekordmen gënjeshtrash dhe mashtrimesh”. Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi shkruan në “Facebook” se Rama nuk ka bërë asgjë nga ato që donin qytetarët, por vazhdon të flasë në emër të qytetarëve, votën e të cilëve e mori me mashtrim ose e bleu me forcën e krimit.

Ajo numëron 10 kërkesa të qytetarëve që sipas janë rezultuan në mashtrim.

POSTIMI I PLOTË
Edi Rama u faktua këto 7 vjet e gjysëm si rekordmen gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Nuk ka bërë asgjë nga ato që donin qytetarët, por vazhdon të flasë në emër të qytetarëve, votën e të cilëve e mori me mashtrim ose e bleu me forcën e krimit.
1. Qytetarët donin rritje pagash, por Edi Rama nuk i rriti asnjë qindarkë, megjithëse premtoi rritje 40%.
2. Qytetarët donin rritje pensionesh, por për të moshuarit jetesa u veshtirësua akoma më shumë.
3. Qytetarët donin një shëndetësi normale, por në vend të shëndetësisë falas, Edi Rama u dha klientëve me koncesion jetën dhe shëndetin e tyre.
4. Qytetarët donin të arsimohen më mirë, por me Edi Ramën, numri i nxënësve dhe studentëve ra ndjeshëm, shkollat u mbyllën.
5. Qytetarët donin uljen e taksave, por me Edi Ramën përfunduan si qytetarët që taksohen më shumë në rajon.
6. Qytetarët donin më pak korrupsion, por qeveria e Edi Ramës vazhdon të shpallet kampione europiane e korrupsionit.
7. Qytetarët më fshat donin subvencione dhe disa investime normale për bujqësinë, por nuk morën kurrë asgjë nga qeveria e Edi Ramës.
8. Qytetarët donin të merrnin e të gëzonin pronat sipas premtimit, por Edi Rama e dha bregdetin falas ose me 1 euro tek 4-5 oligarkë.
9. Qytetarët donin një kryeministër normal, që ta begatonte vendin, por Edi Rama bëri për vete një vilë 2 milionë euro.
10. Qytetarët donin të ishin sot anëtarë të Bashkimit Europian, por në fund të qeverisjes së tij, Edi Rama ka nisur një kurs përplasje me BE, që rrezikon të na izolojë.

Ka ikur koha që Edi Rama të flasë në emër të qytetarëve. Ai është sot në kuotat më të ulëta, pasi ka humbur besimin e shumicës së shqiptarëve. Qytetarët duhet të kenë të drejtë të vendosin vetë me referendum për të ndryshuar ose jo kushtetutën, të vendosin vetë si e duan sistemin, si i duan listat, si e duan qeverinë, kush do të jetë kryeministër.

Më e rëndësishmja është se TANI, qytetarët NUK duan më asgjë prej Edi Ramës. Duan vetëm që Ramavirusi të largohet pa u lënë një faturë më të lartë të keqqeverisjes përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve të kryeministrit më të dështuar!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb