Partia Demokratike ka reaguar sërish për projektbuxhetin e vitit 2024.

Në një dalje për mediat sekretari i grupit të PD-së, Arbi Agalliu deklaroi se ky projektbuxhet është në funksion të qeverisë dhe të klientëve të saj, ndërsa u ndal te sektori i bujqësisë.

Sipas PD-së, qeveria ka ulur ndjeshëm financimet në këtë sektor.

DENONCIMI I PD
Sikurse edhe në daljet e mëparshme kemi denoncuar këtë projektbuxhet i cili nuk është në funksion të qytetarëve por të qeverisë dhe klientëve të saj! Bujqësia pavarësisht se është një sektor ku ka të punësuar rreth 560.000 individ, qeveria ka ulur ndjeshëm financimin. Nga ana tjetër edhe ndërkombëtarët për shkak të korrupsionit në kupolën drejtuese të këtij sektori pezulluan fondet për bujqësinë. E kam fjalën këtu për fondet e IPARD. Ata të cilët goditen janë pikërisht fermerët. Po kështu subvencionet ne bujqësi për vitin 2024 janë totalisht të pa mjaftueshme lidhur me nevojat që fermeri dhe bujku shqiptar ka.

Janë rreth 31.7 milionë euro, njësoj siç ishte edhe vitin aktual buxhetor, duke e renditur Shqipërinë të fundit ne rajon përsa i përket subvencioneve ne këtë sektor shume te rëndësishëm. Shpesh herë këto fonde shkojnë të orientuara tek klientët e qeverisë ose për të menaxhuar flukset e votës. Për me tepër mbështetje aspak domethënëse ka ky buxhet për dëmet që ju shkaktohen fermerëve nga fatkeqësitë natyrore si reshjet e përmbytjet apo edhe mungesa e tyre të cilat dëmtojnë rëndë prodhimet bujqësore. Madje mund të përmendim këtu faktin investimet ne sistemet e klaneve ujitëse janë të pa përfillshme. Të nderuar qytetar përtej çdo fjale ajo që duhet të kuptojmë është pikërisht se viti 2024 do të ketë më pak para për bujqësinë. Më pak pjesë për fermerin. Më pak para për rreth 560.000 të punësuar në këtë sektor duke i lënë të përballen të vetëm në një treg të deformuar nga korrupsioni dhe klientelizmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb