TIRANË

Partia Demokratike denoncoi sot kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici që sipas tyre ka përfituar 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Dorjan Teliti tha se kryeministrit Edi Rama i intereson thjesht dhe vetëm Rama. “Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët”, thekson ai.

“FSHZH i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 mln dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 një bashkimi shoqërish të kryesuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici. Kompania fituese nuk është operatori që ka dhënë ofertën më të ulët ekonomike, ashtu siç nënvizohet në kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara nga vetë institucioni i drejtuar nga Dritan Aolli. Nga ana tjetër flitet për një biznes shumë pranë një përfaqësuesi të lartë politik të maxhorancës, si Safet Gjici, kryetar bashkie, drejtues politik i Partisë Socialiste për Kukësin, i cili në prag fushate elektorale arrin të marrë miliona dollarë tendera nga buxheti i shtetit”, thuhet në videon e publikuar nga Teliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb