TIRANË

Me tone të forta kritike, drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku e konsideroi absurd Kuvendin Kombëtar që zhvillon punimet këtë të shtunë, ndërsa foli për një proces të mardh transformimi të PD, si kusht për jetëgjatësinë e saj.

Ndër të tjera Marku kundërshtoi metodologjinë e analizës së bërë për rezultatin e 25 prillit, ndërsa parashtroi propozimet e tij për një PD që kërkon të vijë në pushtet.

“Frikë kam, nuk e uroj kurrë, po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, duke bërë sërish si viktima” përfundoi Marku.

Pjesë nga fjala e deputetit të zgjedhur Mark Marku:

Për këtë arsye mendoj se që PD të vijë në pushtet duhet të hap një proces transformimi të madh, të bëjë një akti rithemelimi dhe kjo bëhet duke pasur një misioni. Cili është misioni? Unë mendoj, rithemelimi i vetvetes dhe i Republikës së Re, që ne e nisëm, kryetari Basha e mbajti për një kohë të gjatë si fjalë kyce të diskursit të vet politik, por që për fat të keq e braktisi. Unë e kam propozuar prej 2012, kur shihja si po degradonim, një akti rithemelimi. Atëherë mbase ishte i nxituar, sot mendoj jemi shumë vonë, por duhet ta bëjmë. Rithemelimi nuk do të thotë shkrirjen e partisë, por është kusht për jetëgjatësinë e saj,

Si parti jetëgjatë e pluralizmit, ne duhet ta bënim një akt rithemelimi edhe sikur të kishim fituar. Partitë tradicionale po shkojnë drejt rrënimit, për shkak të lëvizjeve populiste. Unë mendoj, një nga arsyet pse PD është e pabesueshme si ofertë ndryshimi, është se vetë e refuzon ndryshimin.

Propozoj që në këtë kongres të zakonshëm të merret një vendim, gjë që është e pamundur por gjithsesi ekziston mundësia për të korrigjuar gabimet, të merret një vendim për krijimin e një komisioni për një kongres të jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD, me përfaqësues nga të gjithë faktorët brenda e jashtë PD që duan ndryshimin:

1- Krijimin e një komisioni rithemelues të PD si edhe me ftesa për kontribute jashtë partisë, por me dashamirës të partisë.
2- Hartimin e një platforme të re e statute të ri për një funksionim normal të demokracisë në parti. kështu si janë partitë në Shqipëri ne do vojmë automatikisht drejt autoritarizmit në qeverisje. Ne themi jemi parti demokratike, po nuk jemi fare demokratike, gjithcka e cakton kryetari, kryesia një grup i vogël.
3- Nuk të lenë një periudhë amullie, duhet një drejtim tranzicional i partisë deri në një kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës ristrukturues strategjike të partisë.
4- Kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet, duke parë vec pengesave legjitime edhe dobisitë tona në fushatë në program dhe afrimin e njerëzve. Duhet të bëjmë një analizë të thellë të problemeve që kemi ne në 30 vite. Ka 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend.

Analiza s’mund të bëhet nga njerëz që e kanë përgjegjësinë e humbjes. Një mik i imi, Nurellari ka hedh një ide interesante, të bëhet një monitorim analize e jashtme, Analizën s’mund ta bëjë Gaz Bardhi, s’kam asgjë me Gazin, por s’mund të bëjë analizën e punës, kur do analizojë edhe veten dhe nxjerr që i ka realizuar maksimalisht PD pritshëritë aty ku ka humb, dhe minimalisht aty ku ka fituar në Lezhë apo Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në cështje të bëjë analizën time. S’mund ta bëjë, as kryesia, as kryetari i parties sepse secili do thotë që ‘po e rëndoj pak këtë se duam ta heqim’. Kush kupton nga politika e kupton që s’ka lidhje me analizën janë të funksionalizuar për të bërë disa lëvizje artificiale.
5- Ricaktimi i datës së kongresit ky të nisë një erë etapë e re politike për të gjithë ne. Nuk ka afate mendoj unë, të bëhet ngadalë në mënyrë të mirëmenduar. Vetëm kështu do arrijmë të përballemi me Ramën, të ndërtojme strategji, të kemi kredibilitet, përndryshe frikë kam nuk e uroj kurrë po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, do bëjmë prap si viktima.” përfundoi Marku fjalën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb