Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka konsideruar protestën e cila po mbahet në Bulevardin “Dëshmo5rët e Kombit” kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë si një premtim i parë i mbajtur i një PD-jë të rithemeluar.

Gjatë fjalës së saj Vokshi ka shprehur krenarinë për të qenë në këtë protestë si bijë me origjinë kosove që është. Vokshi tha se është e pafalshme që Rama sot është me Vuçiç dhe jo këtu.

“ Faleminderit sot ju që  jeni mijëra sot që i jeni përgjigjur thirrjes së Berishës për protestë. Ky është premtimi i parë i mbajtur që do të tregojë se PD e rithemeluar është parti jo e gjumit letargjik por e premtimeve të mbajtura. Asnjëherë s’ka dalë as Shqipëri e as Kosovë që të cënojë këtë bashkim. Është krenari të jesh sot në këtë protestë madhështore. Është protesta e parë e organizuar nga një parti politike ndaj një çështje kombëtare. Unë jam bijë shqiptari aq edhe kosovare.

Unë jam me origjinë nga Gjakova dhe Peja e Istogu. Për mua protesta e sotme sjellë një emocion të dyfishtë si me rrënjet e mia nga Kosova. Jam unë sot në këtë protestë për Kosovën e gjyshërve të mi, për Shqipërinë time, për Kosovën time që gjaku i gjyshit tim të mos shkojë dëm. Është e pafalshme që Edi Rama është me Vuçiç në vend që të jetë këtu. Jam e gëzuar që sot opozita është e gjallë”- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb