Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi sot 373 ekselentët e parë që bëhen pjesë e administratës publike, por mes tyre sipas Partisë Demokratike ka edhe nga ata që kanë punuar më herët në administratë.

Duke veçuar rastin e Enkelana Shalës, studentes që tha se ishte diplomuar për Drejtësi, Kreu i FRPD, Belind Këlliçi poston dy foto të marra nga profili i saj në Facebook, që tregojnë se ajo është punësuar në shtet që nga vitit 2015.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më 30 shtator 2015 ajo ka përditësuar profilin e saj në Facebook dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit vendin e punës pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërsa më 17 tetor 2016, një vit më pas ajo ka nisur punë pranë Bashkisë së Tiranës.

STATUSI I BELIND KELLICIT
Kur as rrena s’te ben me derman!

Platforma “Pune te Mbare” sjell mashtrimin e rradhes te Edi Rames.

Ekselentja Enkelana Shala qe foli e mallengjyer e me fjale te embla perpara Liderit Suprem qe i gjeti pune per shkak te merites, rezulton prej tetorit 2016 e punesuar ne Bashkine e Lali Erit, ne Ndermarrjen nr.3 te Punetoreve te Qytetit.

Ne 2015 nderkohe ka bere intership prane Ministrise se Jashtme.

Aktivitet e Rames “t’u hedhim hi syve shqiptareve” nuk e shpetojne dot me! Koha ka ardhur per ta shembur njehere e mire sistemin e genjeshtert qe ka ngritur Edi Rama ne cdo qelize te qeverise e ne cdo cep te vendit.

Bashke me date 16 mars, per ti dhene shprese cdo te riu shqiptar ✌?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb