TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e qirave, për të cilat tha se nuk do paguhen nga një pjesë e biznesit të vogël.

Rama shkruan se PD është lëshuar siç di vetë dhe deklaron se akti normativ po bëhet gati e do ta shpjegojë mbrëmjen e sotme se sa i drejtë është.

POSTIMI I PLOTË

? Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qirave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

? Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

? Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e ?PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qiramarrësve më hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

Rama Fb
Rama Fb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: