Ish-deputeti i PD Luciano Boçi përmes një statusi në “Facebook” shkruan se shefi i seksionit të Partisë Demokratike në Elbasan Lavdosh Demaj nuk u arrestua për drogë, ashtu sikundër tha Taulant Balla.
Boçi nënvizon se Demaj nuk u arrestua për trafik droge, ndërsa Balla e lëshoi këtë akuzë dhe e shpërndau në media.
Statusi i Luciano Boçit:
PO TANI TAULANT?
Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge.
Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron.
Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.
Po tani Taulant?!
Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës?
Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë,
sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?
Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?!
Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë.
Po dita ndryshon shumë nga nata.
Po kështu është kur ke mizën nën kësulë…
Pardon!
Çarterin nën kësulë, desha me thanë!
(d.xh/BalkanWeb)