Mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, në News24, analisti Arjan Vasjari foli për zhvillimet në Partinë Demokratike, vendimin për largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe qëndrimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vasjari u shpreh se ishte kundër mënyrës se si kreu i PD-së, Lulzim Basha, është zgjedhur kryetar i kësaj force politike. Sipas tij, Partia Demokratike sot është në krizë, por nuk është shkaktuar për shkak të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ndjej një superioritet moral sepse duke filluar nga 2013 kam qenë koherent konkret dhe logjik lidhur me individin Lulzim Basha. Kam qenë kundër mënyrës se si u zgjodh kryetar i PD-së. Në raport me sistemin në tërësi dhe bilancin e tij politik sërish kam qenë në koherent. Por sot është paradoks nëse do të pranonin se PD është në krizë për shkak të Berishës. Kjo do të ishe një paradoks. PD është në krizë, por jo për shkak të Berishës”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio, Vasjari theksoi se beteja e nisur nga Berisha është një betejë e drejtë dhe se partia Demokratike sot është në këtë gjendje për shkak të mosrespektimit të procedurës nga Basha.

Më tej shprehet se nëse PD largimi i Bashës nuk do të çonte PD-në në një gjendje më problematike sa është sot.

“Në statut ka një normë që flet për të drejtën sanksionuese. Sot ne duhet të merremi me ngjarjen. Për mua beteja e Sali Berishës është një betejë e drejtë, por jo imorale. Gjërat duhet t’i shohim drejt dhe ngre pyetjen, lëvizje e Berishës i bën keq PD-së apo i bën mirë PD-së?

Për sa i përket pyetjes se si do të jetë PD nëse nuk do të jetë Basha, unë jam i sigurt se më keq se kaq nuk do tqë jetë. Lulzim Basha nuk mund të jetë kurrë, për të
Nëse ne kemi mbërritur në këtë model, kemi mbërritur për shkak të mosrespektimit të procedurës. Ne të gjithë jemi dakord që nëse nuk do të ishte i pilotuar nga Berisha, Basha nuk do të ishte kryetar i PD-së. Lulzim Basha ka shkelur procedurën në mënyrën me skandaloze të mundshme”, u shpreh më tej ai, duke shtuar: “Mua për deklarata nuk më impresionon fare. Nga dita e parë deri më sot i besoj parimeve të mia”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb