Socialisti Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se me një opozitë si PD dhe LSI-ja, duke shigjetuar kështu liderët e tyre, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, tha se PS do të fitonte një mandat të tretë.

Ai pohoi se PD mbrëmë dhe sot u mundua që të krijonte një grup parlamentar në Kuvend.

“Dua ti bëj një thirrje PD. U mundua që të krijonte grupin parlamentar këtu. Por pranimi i listave të miratuara sot nga Kuvendi është zgjidhja e duhur për t’i dhënës shqiptarëve dy mundësi. Deri më sot ata kanë pasur mundësinë që të zgjedhin një parti, sot dhe individin. Ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë. Ku ta gjej që të jenë bashkë. Është gjeja më e mirë për shqiptare. T’u japin hakën, pasi janë në opozitë në 2021-in. Por mesa kam parë nga ofertat e reja nga opozita, ne do të jemi në qeverisjen e vendit. Dhe ju siç jeni sot, do të jetë dhe ai grupi tjetër që u krijua mbrëmë.”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: