TIRANË

Partia Demokratike ka reaguar sërish për ngjarjet e ndodhura në KZAZ-në Bushat, ku u dëmtuan materialet zgjedhore dhe u plagosën 3 policë.


PD thotë se është një skenar kriminal i kryeministrit Edi Rama dhe se Tom Doshi, shef i shtabit politik për Shkodrën është emblema e qeverisë për 30 qershorin, duke kujtuar se ai është në listën e zezë të SHBA-ve.


PD shpreh keqardhjen për policët e lënduar dhe i inkurajon të bëjnë publik çdo informacion që zbulon planin e Ramës për përplasje civile.


DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.

Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.

Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si shef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bëjnë publik çdo informacion që zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: