Analisti i besimeve fetare dhe Mjeshtri i Madh, Ferdinand Samarxhi, ka folur sot në News24 ka raportuar në lidhje me pelegrinazhin që bëhet në malin e Tomorit nga besimtarët bektashianë.

Ai u shpreh se deri tani numri i pelegrinëve ka arritur në 500 mijë, ndërsa 35 mijë parkingjet e vëna në dispozicion janë tashmë të zëna plotësisht dhe po shihet mundësia për të tjera.

Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka folur në lidhje me atë që po ndodh në ditën e dytë të pelegrinazhit dhe atë që do të ndodhë nesër.

“Abaz Aliu ka qenë heroi i Qerbelasë, pasi dha jetën, erdhi dhe zuri Tomorin. Çdo vit ka përmirësime në infrastukturë në gjithçka që u duhet pelegrinëve. Ata therin kurban dhe kërkojnë bekimet.

Rruga e re është një kalimshe dhe zbrazet në dy linja të tjera. Kjo është ndihma që shteti bën për të lehtësuar pelegrinët. kemi marrë masa të tjera për thertoret që gjithçka të bëhet me paqe e lumturi.

Spitali i bektashinjve ekipi i mjekëve edhe një helikopter janë në ndihmë të pelegrinëve. Nesër mbahet në orën 11 mitingu ku të gjithë i lutemi Zotit. Përcjellim dashurinë që ky mal ka për njerëzimin”, u shpreh Kryegjyshi.

Kryegjyshi ka dhënë edhe një mesazh për besimtarët bektashinj.

“Lutemi për dashuri paqe e mirësi”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb