Stanislav Lobotka, mesfushori i Napolit, ka dhënë një intervistë për TV sllovak RTVS nga aeroporti i Bratislavës para kthimit të tij në Napoli. Lobotka ka folur për interesimin e Barcelonës, skuadër kjo që e do me patjetër për sezonin që vjen.

“Barcelona? Unë jam duke menduar për Napolin, mendimi im është të kthehem nesër për t’u stërvitur. Kemi një ndeshje të rëndësishme për të luajtur të shtunën. Sigurisht, është kënaqësi kur idhulli yt i fëmijërisë, Xavi të lavdëron për mënyrën se si luan, më jep energji të vazhdoj të punoj me veten time. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: