Penelope Cruz, e cila këtë vit luan në filmin e Michael Mann, Ferrari, ishte personi i nderuar në darkën e shtruar nga mikeshat e saj më të mira Salma Hayek dhe Kristen Stewart, për të festuar rolin e saj në këtë produksion madhor që do të ketë premierë shumë shpejt.

Cruz u shfaq në enentin në Beverly Hills, e veshur me një fustan mini tweed Chanel me një jakë të lezetshme, kopsa argjendi nga qafa deri te fundi i veshjes dhe një çantë e zezë Chanel. Për këpucë, ajo zgjodhi një palë taka klasike dyngjyrëshe nga e njëjta shtëpi mode, por pjesa në veshjen e saj që bëri të gjithë diferencën ishin çorapet.

  • foto galeri

Ky vit është viti i getave dhe shumë kompani kanë nxjerrë në treg versionet e këtij aksesori me detaje të aplikuara, si teminat, me dantella dhe modele të ndryshme, të cilat i japin menjëherë karakter edhe veshjes më të thjeshtë. Cruz vishte – teorikisht – getat me perlat e bardha, megjithatë nga gjuri e poshtë aksesori kishte vija dhe boshllëqe të bardha.

Aksesori ra në sy të aktores 49-vjeçare spanjolle, e cila përditësoi pëlhurën klasike të tweed-it në një mënyrë që na jep shumë ide për të bërë të njëjtën gjë.

Shoqja e saj Salma Hayek doli me një fustan maxi lëkure çokollate dhe një palë platforma të larta me detaje kafe dhe të kuqe.

Dy femrat janë shoqe prej vitesh, veçanërisht që nga viti 2006, kur ato luajtën në western Bandidas.

Në këtë event morën pjesë edhe yje të tjerë të filmit si Patricia Arquette, Geena Davis dhe Jaqueline Bisset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb