Bashkëshortët, aktori Mevlan Shanaj dhe shkrimtarja Natasha Lako kujtojnë Rikard Ljarjan dhe vujanë sot për humbjen e tij. Si dy miq të tij të ngushtë, në një lidhje me Skype me News 24, ata tregojnë edhe bisedat e fundit me të, por edhe një peng.

“Ne vujamë nga uni, ai nuk e njihte këtë. Kishte pasurinë shpirtërore. Prej 3 muajsh kishte zënë shtratin dhe ky mund të them ishte një peng. Një ditë më tha se shikonte nga dritjarja e tij katin e 5 të një komshiu përballë dhe një fragment qielli… Janë 11 antena më tha.. po mirë shkruaj, do dalë një tregim i bukur i thashë unë…, po shkruaje ti më tha, se unë nuk mundem…”, përlotet teksa flet Shanaj.

“Takimi im me të është 55 vjet të shkuara. I fundit ishte para dy ditësh në telefon, ishte i lodhur, por pavarësisht nga gjendja e tij e rënduar ai nuk i ka ndalur komunikime. Sot po bisdojmë për përcjelljen e një legjende, jo thjesht të një aktori. Ai ishte një figurë që ka pasur dashurinë, pasurinë e tij më të madhe që e transmetonte me sytë e tij, kjo e coi atë në cdo familje shqiptare që e deshi aq shumë”,- tha Shanaj më tej.

Ndërsa zonja Lako u shpreh: “Ishte një enciklopedi e tërë, atë Shkodrën ku do prehet e përshkruan aq bukur në librat e tij. Ai ishte lidhur me cdo fije jete të botës, në atë Shqipëri të izolur të kohës”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb