Hetimi, i nisur me kërkesë të dy anëtarëve të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit Amerikan, do të shqyrtojë “shkallën në të cilën Sekretari i Mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë të Departamentit u pajtuan me politikat dhe procedurat për përdorimin e një aplikacioni të mesazheve komerciale për biznesin zyrtar.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është vënë nën hetim nga inspektori i përgjithshëm i Pentagonit lidhur me përdorimin e aplikacionit të mesazheve Signal nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth gjatë diskutimeve për sulmet ajrore në Jemen.
Hetimi, i nisur me kërkesën e dy anëtarëve më të vjetër të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, një republikan dhe një demokrat, do të shqyrtojë “shkallën në të cilën Sekretari i Mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë të Departamentit të Mbrojtjes ishin në përputhje me politikat dhe procedurat e Departamentit për përdorimin e një aplikacioni të mesazheve komerciale për biznesin zyrtar. Hetimi do të verifikojë gjithashtu respektimin e rregulloreve në lidhje me klasifikimin dhe ruajtjen e dokumenteve.
Historia e ka origjinën nga një skandal që shpërtheu pasi redaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u përfshi aksidentalisht në një bisedë në Signal, në të cilën zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Ëaltz, dhe vetë Hegseth, diskutuan detaje në lidhje me sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen. Hetimi do të verifikojë gjithashtu respektimin e rregulloreve në lidhje me klasifikimin dhe ruajtjen e dokumenteve.
(BalkanWeb)