Pentagoni ka reaguar i shqetësuar për përshpejtimin e programit bërthamor të Kinës, duke vënë dukje se Kina po modernizon ushtrinë e saj.

Ndërkohë në një raport të publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes bëhet me dije se Pekini po zhvillon arsenalin e tij bërthamor shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar dhe se tashmë mund të lëshojë raketa nga toka , deti dhe ajri.

“Përshpejtimi i zgjerimit bërthamor të Kinës mund të lejojë që të ketë 700 koka bërthamore deri në vitin 2027. Pekini ka të ngjarë të synojë të këtë paktën 1000 koka bërthamore deri në vitin 2030”, thotë raporti i Pentagonit, ndërsa shtohet: “Kina ndoshta ka krijuar një “trinitet bërthamor” në zhvillim, domethënë aftësinë për të lëshuar raketa bërthamore balistike nga deti, toka  dhe ajri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb