PEQIN- Pas më shumë se 10 vite pritjeje të lejes së legalizimit këtë fundjavë në bashkinë e Peqinit janë shpërndarë për herë të parë një pjesë e tyre. 136 leje legalizimi u shpërndanë për qytetarë të kësaj zone, të cilët kishin pritur prej disa vitesh.

I pranishëm në këtë ceremoni deputeti socialist, Anastas Angjeli, u shpreh se procesi po ecën në ritmet e duhura.

Krahas këtyre lejeve janë me dhjetëra qytetarë të tjerë që presin legalizimet e pronave të tyre ne këtë zonë, por sipas Drejtorit të ALUIZNI-t në qarkun e Elbasanit probleme janë hasur kryesisht në objektet me probleme pronësie, apo ata të cilat janë ndërtuar pa marr në konsideratë planin rregullues të bashkisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: