Kreu i Kadastrës Artan Lame dhe zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, kanë shpërndarë sot në Vlorë leje legalizimi për 3 pallate.

Ahmetaj tha se ka ende punë për të bërë, por deri më tani ka pasur mjaft ndryshime pozitive dhe se gjatë mandatit të PS, kanë marrë ligjërisht 220 mijë pronën e tyre.

“Kemi  filluar një punë tashmë të mirë të dixhitalizimit të arkivave dhe hartave, hera e parë që po bëhet, për 16 muaj do kemi mbaruar me gjithë pjesën e bregdetit dhe pastaj do vazhdojmë me qytetet e tjera”, shtoi Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb