Sulmuesi Besart Berisha për herë të parë në karrierë do të luajë në atdhe. Ai është prezantuar tek Prishtina pas një  aventure të gjatë në Europë dhe Australi.

Tashmë Berisha është 36-vjeçar dhe do të luajë në qytetin e lindjes për pjesën e mbetur të karrierës si futbollist.

Besart Berisha është rritur në Gjermani dhe ka luajtur edhe në Angli, Japoni e Australi. Më parë ka veshur fanellën e Shqipërisë si dhe të Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb