Ylli televiziv, Kim Kardashian, duket se po sfidon veten pasi për herë të parë do ta shohim në një film horror.

Teaser-i i parë i sezonit të 12-të të “American Horror Story: Delicate” u publikua dhe në video shfaqet Kim, e transformuar, duke mbajtur një bebe në krahë.

Bëhet e ditur se Kim Kardashian do të luajë përkrah Emma Roberts, Cara Delevingne, Michaela Jaé Rodriguez, Zachary Quinto etj.

Ky rol për të cilin është tepër e lumtur, e ka nxjerrë Kim-in nga “zona e rehatisë”, siç ka thënë vetë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb