Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se situata në vijën e frontit është përkeqësuar përballë sulmeve të shumta ruse.

Oleksandr Syrskyi tha se forcat ukrainase janë tërhequr nga pozicionet në rajonin lindor të Donetskut.

Ai tha se Rusia po përpiqet të përfitojë nga epërsia e saj në armatime përpara se forcat ukrainase të marrin furnizimet e nevojshme me armë të reja amerikane.

SHBA javën e kaluar ra dakord për një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Por armët e reja amerikane nuk kanë arritur ende në vijën e frontit, ku trupat ukrainase kanë luftuar për muaj me mungesë municionesh, trupash dhe mbrojtjeje ajrore.

“Situata në front është përkeqësuar,” tha gjenerali Syrskyi në një postim në Telegram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: