Duke iu drejtuar kritikëve të Kosovës, Rama tha se “për ta ai është vllau i Vuqiqit”, ndërsa shtoi më tej se marrëdhënia që ka me Albin Kurtin është tepër miqësore, madje shtoi se qeshin shumë kur janë së bashku dhe po ashtu bëjnë auto-ironi.

“Ne jemi të qetë dhe po të shokoni kur jemi baskë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuqiqit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”, tha Rama mes të tjerash.

Rama: Pro-serbizmi im, jam më shumë se kaq, kaq vllau i Vuqiqit, ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që jam vllau i tij, por dua të them se këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm, na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, është dhe jo paparsye më e prapambetura, në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror.

Nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut Serbi-Kosovë, është çështje ekskluzive e atyre që Kosova ka zgjedhur, si kundër nuk besoj që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës, gjithë rajonit. Dua ta përsëris që me albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, shumë miqësore dhe do jetë e tillë gjithmonë, por juve ju duket si shkaka, po kjo është e vërteta.

Ne jemi të qetë dhe po të shokoni kur jemi baskë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuqiqit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb