Universiteti Europian i Tiranës i ka dhënë prezantueses Arbana Osmani, certifikatën e mirënjohjes për qasjen e saj humane në prezantim, në një ceremoni të mbajtur në UET.

Presidenti i UET, u shpreh se certifikata jepet me motivacionin e moderimit të shkëlqyer televiziv dhe dhe impaktin publik e human si figurë mediatike.

“Për moderimin e shkëlqyer televiziv, dhe impaktin publik e human si figurë mediatike, duke dëshmuar vetëpërmbajtje profesionale të spikatur dhe shërbyer njëkohësisht, si një model i qëndrueshëm suksesi”, u shpreh ai.

Profesoreshë Belina Budini, dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, sqaroi arsyet e përzgjedhjes.

“Edukimi në rastin e mediave është një proces më i vështirë dhe një proces më delikat. Ne i përzgjedhim me kujdes figurat që i vlerësojmë. Konstatoj që ajo ka natyrshmëri dhe ashtu sikurse e duan kodet televizive, gjithmonë me një qasje humane, njerëzore, që unë besoj se është përparësia kryesore që ka Arbana si prezantuese, si moderatore e si gazetare”, deklaroi ajo.

Ndërkohë vetë moderatorja falenderoi e emocionuar.

“Faleminderit Universitetit Europian te Tiranës. Kjo është ajo që kam dashur të bëj gjithmonë dhe kjo është ajo që dua të bëj. Jam shumë e lumtur që jam para studentëve dhe jam krenare që në faj se këtë vlerësim e marr gjithashtu para profesorit tim që më ka ndjekur kur kam qenë studente”, tha Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: