Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë diskutuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në Neës24 problematikat që po has ish-kryeministri Sali Berisha në idenë e tij për të krijuar një opozitë të fortë përballë rivalit Edi Rama.

Lubonja ka theksuar se nuk është shpallja non-grata e Berishës, problemi kryesor me të cilin duhet të merremi por fakti që opozita e Enkelejd Alibeajt por edhe vetë ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha nuk po reagon për çështje si ‘Ballkani i Hapur’ apo rritja e çmimeve.

Ndërkohë Zheji theksoi se opozitës dhe vetë Berishës po i mungon energjia për të krijuar frymën opozitare, që në këtë kohë është e nevojshme për të ngritur qytetarët në protesta.

DISKUTIMI:

Lubonja: Ja të them unë një rast, le ta marrim në analizë. Ndodhi Open Balkans. Atë e ka kundërshtuar Berisha, e ka kundërshtuar Kosova, Albin Kurti dhe zëra të ndryshëm në Shqipëri. Kanë bërë një opozitë ndaj një ideje, ndaj një projekti me argumentet e tyre,. Opozita këtë detyrë ka të japë argumente kundër një veprimi të mazhorancës por edhe ta mbështesë fjalën e saj me protesta kur sheh indiferencën e mazhorancës. Tani a ka lidhje kjo me këtë që ti je non-grata. Do ishte mirë që edhe opozita tjetër të kishte reaguar, se tek unë nuk është pasqyruar aq shumë reagimi i Enkelejd Alibeaj. Ne tani do merremi me Berishën që është non-grata apo reagimin e tij. Do merremi me këtë që jemi në të njëjtën mendje. Dhe ky që i thotë ti nuk dëgjohesh, ky e keqpërdor atë që thotë Amerika dhe do të bëjë shoqëri të mbyllur, ndryshe nga ç’pretendon. Me kë do e bëjë shoqërinë e hapur me serbët ky. Problem këtu s’është te Berisha, por te Rama, te mazhoranca dhe te amerikanët them unë që duhet të reflektojnë dhe thonë prit njëherë se ky vend do opozitë.

Zheji: Unë jam dakord me Lubonjën por na u tha që kjo opozita do gjente një zë përbashkues. Ky është problem këtu, se edhe unë jam kundër ‘Balkan Open’. Unë nuk mërzitem fare me atë që i tha Scholz, Vuçicit. Shih sa gjë e zgjuar që vizitën e parë e bëri në Prishtinë dhe pastaj në Beograd ku tha se pa njohur njëri-tjetrin s’keni vend në BE se të njohësh fqinjin është dialogu. Nuk po e gjen forcën, se duhej patjetër që doktori të bëhej kryetari i PD dhe kjo krijoi çarjen. Mund të bëhej një hap prapa për bashkimin. Për protesta nuk shoh energji unë, mungon një energji dhe ndonjëherë janë më opozitarë ca analistë sesa energjia që çliron opozita për t’ia bërë jetën më të vështirë kësaj mazhorance.

Lubonja: Unë dua të them se qoftë edhe Lulzim Bashën nuk i ndalon Berisha që të mos dalin.

Zheji: Kjo është e vërtetë, por nuk e kuptoj pse nuk dalin.

Lubonja: Që Berisha e ka këtë hendikap që të krijojë një masë sa më të madhe, për arsye që i thashë. Por hendikap më të madh e kanë këta që akuzohen për bashkëpunim me Ramën dhe nuk dalin të flasin as për gjëra si ‘Open Balkans’. Kur ai nuk përfill këto, kur flasim për opozitën dhe dobësitë e opozitës duhet të kemi parasysh jo vetëm problemet, çarjen, Berishën dhe Bashën por edhe punën shkatërruese dhe përçarëse që bën kjo mazhorancë kundër opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb