Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për çështjen e padisë së tij ndaj gazetës gjermane Bild që publikoi përgjimet për vjedhjen e votave në Dibër.

Pikërisht me këtë video Paloka ka zgjedhur t’i përgjigjet deklaratave të Ramës se ishte njohur me shefat editorialistë të BILD dhe kishin kaluar aq bukur sa nuk pati më motiv për ta vazhduar gjyqin. Sipas nënkryetarit të PD, shefat e “Bild”-it nuk kanë të njëjtin koncept si kryeministri dhe nuk janë tërhequr nga akuzat.

Paloka
Paloka

POSTIMI I PALOKËS
Ja dhe prova e te gjithë idiotësisë politike dhe njerëzore që personifikohen tek kryeministri i këtij vendi.
Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “për shoqni” qenka tërhequr nga gjyqi…! “Njerëzore” -shkruan ai njerëzori. Po me sa duket ata (shefat e “Bild”-it) nuk kanë të njëjtin koncept si kryeministri ynë për “shoqninë” e nuk janë aq “njerëzorë” …Ata nuk janë tërhequr nga akuzat dhe denoncimet, përkundrazi…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb