Spanja mbetet një përfaqësuese e vështirë për tu deshifruar në këtë “Euro2020”, një ekip që shënon shumë, 12 gola në 5 ndeshje, si askush tjetër në këtë turne por dhe pëson shumë, 5 gola në 5 ndeshje, po aq sa edhe Danimarka. Këto detaje dhe shifra kanë pak rëndësi për Gerard Moreno, sulmuesi pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë por fantastike: “Përballen dy përfaqësueset më të mira në botë. Të dyja luajnë një futboll të bukur, ofensiv dhe spektakolarë. Është një sfidë stimuluese për ne por dhe shumë e vështirë, por do të jetë e tillë është për Italinë, detajet në këtë sfidë mund të bëjnë diferencën. Frikë nga Italia? Jo, por e respektojmë sepse kanë në përbërje lojtarë të mëdhenj dhe me shumë eksperiencë. Mendoj se edhe ne meritojmë respekt, jemi mes katër ekipeve më të mira në Evropë”, u shpreh sulmuesi i Villareal në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport”.

Sport
Sport

Itali-Spanjë është një sfidë e veçantë edhe për Cezar Azpilicueta, përballë do të ketë dy miqtë e tij tek Chelsea, Emerson Palmieri dhe Jorginho me këtë të fundit që është dhe pika më e rëndësishme në formacionin e Italisë: “Është një lojtarë i madh, e ka treguar këtë si tek Chelsea ashtu edhe tek Italia. Është thelbësorë për mënyrën se si e luan futbollin, i pëlqen të luaj lojën, të ketë topin dhe ndeshjen në kontroll. Është një lojtarë shumë inteligjent, sa më pak të jetë ai protagonist aq më të lehtë do ta kemi ne për të luajtur lojën tonë”, theksoi Azpilicueta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb