Më 28 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Lideri aktual Recep Tayyip Erdogan do të përballet kokë më kokë me kundërshtarin e tij Kemal Kiliçdaroglu.

Erdogan u ka bërë thirrje turqëve për të votuar masivisht. “Të vulosim fitoren e 14 majit më 28 maj”, është ky mesazhi i liderit turk në një postim në Twitter.

Erdogan fitoi 49.5 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor Kilicdaroglu fitoi 44.89 për qind të votave, që mjaftonte që të dy të kalonin në raundin e dytë brenda dy javësh.

Sinan Ogan, i cili fitoi 5.17 për qind të votave, mund të japë avantazhin kryesor dhe votuesit e tij ndoshta do t’i japin një avantazh njërit prej dy liderëve.

Erdogan ka një avantazh prej gati pesë për qind të votave në krahasim me rivalin e tij, ndaj kalon në raundin e dytë me shpresën se do të marrë shumicën e nevojshme prej 50 për qind të votave. Mirëpo as Kilicdaroglu nuk dorëzohet, ai dje dhe sot ka paralajmëruar se do të fitojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: