Mario Mandzukic, sulmuesi i Kroacisë, i cili ishte protagonist në ndeshjen e parë të grupit të fituar 2-0 ndaj Nigerisë nuk i trembet aspak duelit me Argjentinën.

Futbollisti i cili luan me Juven thotë se nuk i bën përshtypje që përballë do të ketë Messi-n, madje në fushë thotë se nuk e njeh fare.

“Unë zbres në fushë duke mos parë kurrë se cili kundërshtar më pret. Përkundrazi, nuk më intereson as nëse mbaj veshur fanellën e klubit tim apo të kombëtares, sepse gjithmonë jam njësoj i karikuar.

Ideja ime e futbollit është e thjeshtë dhe e qartë: kushdo që kërkon të më frenojë, unë do të bëj të pamundurën që ta shmang, por edhe anasjelltas: kush kërkon të më kalojë mua, unë do të përdor çdo armë për ta ndalur. Kjo vlen për këdo, çfarëdo emri të mbajë në fanellë. Edhe për Mesin? Sigurisht që edhe për Mesin, edhe pse unë e thashë, nuk njoh askënd në fushë…”, përfundoi Mandzukic.

Kujtojmë që Kroacia do të përballet nesër me Argjentinën në orën 20:00 për ndeshjen e dytë të Grupit B në Botëror.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb