Ka përfunduar faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe janë mësuar tashmë tetë ekipet çerekfinaliste. Për herë të parë pas 10 viteve, katër skuadra angleze janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me 3 prej tyre që kanë eliminuar 3 skuadra gjermane.

Pas tyre, s’ka asnjë ligë që ka më shumë se një ekip që ka siguruar pjesëmarrjen në këtë turn. Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) e Ajaks (Holandë) janë katër çerekfinalistët e tjerë.

dsfs

Të premten, në datë 15 mars, në orën 12:00, vëmendja e futbollit do të jetë spostuar e gjitha te goglat, kur tetë skuadrat çerekfinaliste do të mësojnë kundërshtarët e tyre të ardhshëm.

Shorti do të jetë i lirë, pra, çdo skuadër mund të përballet me njëra-tjetrën. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen në datat 9/10 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, në datat 16/17 prill./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb