Me tetë ekipet më të mira në Evropë ishte e pashmangshme që goglat do të rezervonin përballje të forta. Faza çerekfinale e Champions League pritet të jetë fantastike, kjo pasi goglat përplasën favoritet ndërmjet tyre: Bayern Munich do të përballet me Arsenal. Atletico Madrid, ekipi që eliminoi Inter, do të përballet në këtë fazë me B.Dortmund. Një përballje fantastike është ajo mes dy favoritëve kryesorë. Man.City, ekipi kampion në fuqi, do të përballet me Real Madrid, pa diskutim përballja më e fortë në këtë fazë. Përballja tjetër në këtë sfidë është PSG-Barcelona.

432325745 950388476451837 6770971867275206326 N
432325745 950388476451837 6770971867275206326 N

Në Nion, gjatë hedhjes së shortit, është zbardhur edhe rruga drejt finales së madhe, ku edhe në fazën gjysmëfinale pritet përballje fantastike. Fituesi i çiftit, Bayern Munich-Arsenal do të përballet me fituesin e çiftit Man.City-Real Madrid. Fituesi i çiftit Atletico Madrid-B.Dortmund në fazën gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit PSG-Barcelona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb