Janë përcaktuar sot nga Sektori i Garave në FSHF oraret e ndeshjeve të javës së 18-të të Kategorisë Superiore, që përkon edhe me mbylljen e fazës së dytë të kampionatit. Gjithashtu këto do të jenë edhe takimet e fundit që zhvillohen për këtë vit kalendarik për shkak të festive të fundvitit.

Katër nga pesë takimet do të luhen të enjten në të njëjtin orar. Laçi-Teuta, Luftëtari-Kukësi, Korabi-Flamurtari dhe Vllaznia-Tirana do të luhen të gjitha në orën 14:00, sipas planit të parashtruar nga FSHF. Ndërsa supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit luhet në të njëjtën ditë, porn ë orën 17:00.

Pikëpyetja tjetër e kësaj jave është stadiumi ku do të zhvillohet takimi Korabi-Flamurtari, pasi nuk ka konfirmim zyrtar nëse do të luhet në stadiumin e Pukës apo atë të Elbasanit.

Ndeshjet
E enjte, datë 22.12.2016
Laçi-Teuta 14:00
Luftëtari-Kukësi 14:00
Korabi-Flamurtari 14:00
Vllaznia-Tirana 14:00
Skënderbeu-Partizani 17:00

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb