Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje shokuese ka sjellë reagimin  e shumë qytetarëve që kanë kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për pesë autorët.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Aveçla.

Dorëheja e Mehmeti vjen pas këtij rasti të rëndë që ndodhi në Prishtinë.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: