Gara për të zbuluar trajnerin e ri të Real Madrid është në hapat e fundit, ditë pas ditë dalin në pah emra të rinjë dhe skenarë të rinjë, e vetmja gjë e sigurt për momentin duket largimi i Zidane në fund të sezonit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, lista finale është reduktuar në vetëm dy emra, Massimilano Allegri dhe Raul. Ish trajneri i Juves mbetet favoriti kryesorë për shkak të eksperiencë së madhe që ka, për titujt që ka fituar në Serie A dhe prezencën dy herë në finalet e Champions League.

As
As

Pas dy viteve pushim, Allegri është i gatshëm të rikthehet në stol, madje tek klubi më i madh në botë. Nuk mungojnë as ofertat nga Italia, në çdo rast Juve mbetet një opsion i hapur ndërsa së fundmi po përpiqet ta josh edhe De Laurentiis. Për Allegrin, presidenti Perez ka gati një kontratë 2-vjeçare dhe një shumë të konsiderueshme për të investuar gjatë merkatos së verës.
(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb