Igor Tudor nuk është më pjesë e Marseille. Trajneri kroat dhe klubi francez do të ndajnë rrugët, pas një sezoni bashkëpunim.

Presidenti i Marseille Pablo Longoria ka dhënë lajmin për tifozët. “E kemi respektuar dëshirën e Igor Tudorit për të mos e vazhduar më aventurën me klubin tonë. Personalisht dhe si përfaqësues i klubit e falënderoj atë për punën që ka bërë me shumë respekt” – tha ai.

Igor Tudor ka drejtuar skuadrën në 37 ndeshje në Ligue 1, me skuadrën që ka marrë mesatarisht 1.97 pikë për ndeshje. Sa i takon ndeshjeve në Champions League, ekipi regjistroi 2 fitore dhe 4 humbje në fazën e grupeve.

45-vjeçari përflitet shumë për një kalim të mundshëm te Juventusi, nëse Maxilliano Allegri largohet nga pankina bardhezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb