Pavarësisht humbës 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, trajneri i Lazios, Igor Tudor beson te kualifikimi ndaj Juventusit.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme, kemi një përballje kundër një ekipi të fortë dhe me rezultatin e ndeshjes së parë që është pro tyre. Duhet të besojmë që mund t’ja dalim, do të na duhet një ndeshje perfekte. Kemi luajtur ndeshje të mira, por un nuk jam i kënaqur, gjithmonë përpiqem të rritem dhe të përmirësohem. Siç thash pas ndeshjes ndaj Genoa-s ndoshta mund të bëjmë një hap prapa për të bërë dy hapa përpara, megjithatë, ne jemi duke u rritur, shoh pjesëmarrje dhe kënaqësi të madhe te lojtarët për të gjetur veten”deklaroi Igor Tudor.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: