ELBASAN

Një automjet përfshihet nga flakët në ecje e sipër në aksin Elbasan- Tiranë afër tunelit.. Automjeti i përfshirë nga flakët ishte në ecje në vendin e quajtur Mamël jo shumë larg tunelit. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës i cili po mundëson shuarjen e flakëve.

Policia ndërkohë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve deri në shuarjen e flakëve . Paraprakisht dyshohet që zjarri në automjet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik nga një sforarje në ngjitje e automjetit gjatë rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb