Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku gazetari Enrik Mehmeti sjell dhe pamjet nga vendngjarja në redaksinë e “BalkanWeb”.

Ndërkohë, mësohet se personat që kanë qenë në banesë kanë dalë menjëherë jashtë. Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, banesa ndodhet ende në “pushtetin” e flakëve, duke rrezikuar edhe banesat pranë. Nga të dhënat e para dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një bombol gazi, që mund të jetë lënë ndezur nga familjarët.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2020, rreth orës 08:30, në lagjen Partizani, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. R., rreth 90 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: