VLORË

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç.

Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: