Zjarr në një kabinë elektrike ka shkaktuar mungesë me energji elektrike për gjysmën e lagjes 18 Shtatori në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb” se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po neutralizojnë flakët agresive, që rrezikonin edhe një pjesë së godinës së Pallatit të Sportit.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri është shkaktuar si pasojë e ngarkesës së lartë elektrike në rrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: