Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë.
Flakët kanë përfshirë një apartament, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes
