Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Gazetari i News 24, Igli Çelmeta, raporton se zjarri mund të ketë shpërthyer nga dy bombola gazi.

Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa banorët po dalin të alarmuar nga pallati.

Ka ende njerëz të bllokuar brenda në pallat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb