TIRANË– Përfshihet nga zjarri një lokal në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në rrugën ‘Besim Alla’.
Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje.
Shërbimi zjarrfikës po punon për neutralizimin e flakëve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Mësohet se në vendngjarje janë nisur dhe dy autoambulanca.
(d.d/BalkanWeb)