Ka përfunduar java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia falë fitores në ndeshjen e sotme ndaj Laçit në transfertë me rezultatin 2-1 siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Po sot u luajtën edhe dy ndeshje të tjera, Partizani – Dinamo City dhe Teuta – Vllaznia. Në “Arenën e Demave” të kuqtë u rikthyen te fitorja në kampionat pasi fituan 2-0. Ndërsa në “Niko Dovana” takimi Teuta – Vllaznia përfundoi në barazim pa gola 0-0.Të premten fituan në takimet e tyre edhe Tirana e Skënderbeu. Bardheblutë triumfuan ndaj Erzenit në “Elbasan Arena” 2-0. Ndërsa Skënderbeu fitoi në “Kukës Arena” 2-0.

Sa i takon renditjes, Egnatia kryeson kampionatin, ndërsa Vllaznia, Partizani dhe Tirana plotësojnë top-4. Në mesin e tabelës janë Dinamo dhe Skënderbeu, sakaq gara për mbijetesë duket mes Laçit, Teutës, Erzenit dhe Kukësit.

 

D835574f 2411 41d6 A6ef 153c974692f9

 

65eb47f3 1db9 4434 Bc8d 7ca1de24fd69
65eb47f3 1db9 4434 Bc8d 7ca1de24fd69

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: