FRANCE-Pas terrorit një javë më parë ku mbetën të vrarë 17 persona, një pengmarrje u raportua sot në Francë. Mediat e huaja njoftuan rreth ores 13:00 se një person i armatosur me kallashnikov mori peng 3 persona në një zyrë postare.  Ngjarja u zhvilluan në veriperëndim të Parisit, në Colombes, ndërsa pengmarrësi njihet nga policia si një person i dënuar disa herë për krime të vogla.

Rreth 2 orë më pas, fatmirësisht orët e tmerrit për personat në Postë morën fund pasi pengmarrësi u dorëzua në duart e policisë. U mësua më pas se autori nuk ishte terrorist, por thjesht një person i stresuar dhe i zhgënjyer në dashuri.
Në negociatat që bëri me policinë ai u shpreh sesi ‘i kishte ikur’ mendja këto ditë, pasi e dashura i ‘kishte thyer’ zemrën.

Pasi liroi pengjet ai u dorëzua tek policia franceze. Mësohet se të 4 personat e marrë peng nuk kanë pasuar dëme fizike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb