ITALI – Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj grupit “Habilaj” ditën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Katanias.

Seanca u zhvillua për 14 të akuzuarit për trafik droge nën masa të rrepta policore. Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti kërkuan gjykim të shkurtuar. Të njëjtën gjë kërkoi edhe Meridian Sulaj.

Seanca në Katania

habilaj-seanca-ne-katania
Ditën e djeshme Habilaj, Seiti dhe Sulaj u morën në pyetje nga dy prokurorët shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara. Seanca e radhës për grupin “Habilaj” do të mbahet më 26 shtator.

moisi-habilaj

Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi tre ditë më parë drejt Katanias.Objektivi parësor i prokurorëve është sigurimi i informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, duke rifituar lirinë.

nezer-seiti

Moisi Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: