Dinamo po stërvitet intensivisht për edicionin e ri të Kategorisë së Parë. Ekipi kryeqytetas fitoi 1-0 ndaj Vorës, në një sfidë miqësore.

Goli që do vendoste fatet e takimit do vinte në minutën e 43-të.  Do ishte Asion Daja, ai që do dërgonte topin në rrjetë.

Pjesa e dytë do prodhonte raste dhe lojë mjaft interesante, por vetëm kaq, pasi rezultati ishte i “gozhduar” në 1-0.

Ky test miqësor i shërbeu trajnerit të Dinamos, Nevil  Dede për të parë gjëndjen e secilit lojtar, në prag të kampionatit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: