TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar sot dokumente me përgjime të reja të grupit të trafikantëve “Habilaj”, me të cilët dyshohet se ka bashkëpunuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policisë së së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Dokumentet e publikuara tregojnë lidhjen, komunikimet telefonike dhe mesazhe mes këtyre personave.

Nga mesazhet telefonike të Jaeld Çelës zbulohen mesazhe me Florian Habilajn, por edhe Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm. Habilajt rezultojnë të kenë mbajtur kontakte dhe komunikim edhe me Gentian Çekën, shoferin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Nga përgjimet del se Çela ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka.

13 (1)

3 (1)

6 (1)

7

14 (1)

15

16

17

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: