Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, zbuloi detaje të reja për dosjen e fundit të SPAK, ku në pranga kanë rënë ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani, si dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni

Lala është ndalur te një personazh që përmendet në dosje. Bëhet fjalë për Albert Prengën, i cili sipas Lalës nuk është emri i tij i vërtetë.

Gazetarja thekson se ai është një personazh nga Mirdita me lidhje shumë të forta në Holandë, i skeduar në disa shtete dhe ka pasur grup kriminal që prej vitit 1995.

Sipas saj, ai mund të konsiderohet një “peshk i madh” në trafikun e kokainës.

“Kryefjala ka qenë Breçani, pasi ka qenë oficer i Forcave Speciale. Breçani kishte një detaj që nuk është bërë publik, ai ka kërkuar të kishte përball kreun e SPAK dhe të diskutonte më të. Breçani ka 2 episode. Episodi i parë lidhet me të birin. Dyshohet se ka marrë para nga i biri. E pyet për aktivitetin por nuk merr pjesë në të. Ka një moment që ana tjetër e medaljes, është fakti që Brecani i tërheq vëmendje të birit duke i thënë ‘ke tre vite që je larguar. Hajde tako nënën se është e sëmurë’. Duket se i biri e ka injoruar. Sipas prokurorisë Brecani është në pamundësi për të tërhequr të birin i cili qëndronte në Evropë dhe në Amerikën Latine.

Bujar Gërmizi strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Breçani dhe Gërmizi ishin miq me njëri tjetrin. Nuk ka dyshime për pjesëmarrje aktive në krim. Kjo është pozita e Breçanit. Tjetër detaj është emri i Albert Prenga, ka emër tjetër, por nuk e bëj dot publik. Ai ka lidhje të forta në Holandë. Është një personazh që ka grup kriminal që prej vitit 1995, me origjinë nga Mirdita. Kanë futur drogë duke e futur në lëng limoni. Teknika që ka përdoru është e jashtëzakonshme sipas dosjes. Po ti kapësh të veçuar, Zenelin Prenga, Gërmizi janë krerë të bandave të tyre.

Ne jemi një vend i vogël dhe prodhojmë shumë kriminalitet. Ne kishim operacionin “Metamorfoza” ku kishim zyrtarë të lartë të përfshirë në ngjarje të tilla. Këta njerëz nuk futeshin ne marrëdhënie pas SKY. Unë mendoj se prodhohen nga shërbimet sekrete për të futur njerëzit e botës së krimit. I lejojnë 2-3 vite të komunikojnë dhe më pas i zbulojnë. Breçani në rastin e të birit ka qenë i dyzuar. Nuk e kam menduar se Breçani mund të ketë përdorur ‘SKY’. Këta nuk flasnin individualisht, por flisnin në grup. “, tha gazetarja Lala.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb