Gazetari Erion Skëndaj ka bërë një përmbledhje të situatës së COVID-19 në vend. Sipas tij, ka një ulje graduale të infektimeve dhe viktimave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një vit më parë sipas tij, shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%. Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar.

Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36. Aktualisht në spitalet COVID sipas gazetarit Skëndaj ndodhen të shtruar 150 pacientë që nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin, ndërsa 30 prej tyre, janë të vaksinuar.

TABELA KRAHASIMORE:

Pandemia 1-11 dhjetor 2020

Testime 23.393
Pozitive 7.879
Vdekje 155, mesatarja 14 vdekje ne dite.
Shtrime ne spital 440-490.
Shkalla e pozitivitetit 1 ne 3 persona pozitiv, ose 34% te infektuar ne raport me nr e testeve.

Pandemia 1-11 dhjetor 2021

Testime: 24.984
Pozitive: 3.579
Vdekje: 36, mesararja ditore 3 vdekje
Te shtruar 140-160
Shkalla e pozitivitetit 1 ne 7 testime pozitive, ose 14%.

Pwr periudhwn 14 ditore 29 nentor – 12 dhjetor raportohen 4.232 infektime.
Incidenca dy javore 151 infektime per 100 mije banore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb